Categories Showbiz

Pas largimit nga Top Channel, rikthehet Arbana Osmani, ja ku do e shohim

Pas largimit të saj nga Top Channel, ajo duket se ka vendosur të merret me diçka tjetër. Nuk është gjë e re për të gjithë ju që ndiqni në rrjet Arbana Osmanin të shikoni në llogarinë e saj foto a video nga kuzhina. Moderatorja e njohur e ekranit, jo vetëm që e shijon shumë ushqimin, por duket se më shumë shijon procesin e gatimit.

Këtë dëshirë, 6 vjet më parë Arbana e realizoi edhe në një libër me receta, të cilin ua dedikoi të gjithë njerëzve të saj të dashur, por edhe atyre që e kanë pasion gatimin.

Pas “Receta për njerëzit që dua”, Arbana prej kohësh po punon për një libër të ri kushtuar gatimit dhe këtë projekt e bëri publik vetëm tani.

Në fakt, moderatorja e njohur e Top Channel luan zakonisht me fansat e saj në Instagram për receta të ndryshme, madje shpesh edhe ndërton quiz-e për ata që e ndjekin, duke u kërkuar të gjejnë cila është receta e ditës, cilët janë përbërësit apo edhe jep këshilla a udhëzime sipas mënyrës së saj të gatimit.

Pak minuta më parë, Arbana konkretizoi gjithçka: “Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh. 6 vite pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta”, së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë” – shkruan ajo pas kësaj fotoje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME