Categories Politike

Pas Mogherinit, KMDLNJ e bën për ‘pesë pare’ edhe komisionarin Hahn

KMDLNJ ka reaguar ndaj kërkesës së komisionarit evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn për heqjen e taksave ndaj mallrave serbe, duke thënë se ai së bashku me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini po anojnë në mënyrë të hapur ndaj Serbisë.

Mogherini dhe Hahn duhet ta kenë të qartë se masa tarifore 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja nuk mund të hiqet me deklarata të papërgjegjshme të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Prishtinës, kryetar i PSD dhe bashkëkryesues i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, pasi nuk është në kompetencë apo autoritet të tyre, përkujton KMDLNJ.

Masën tarifore prej 100% mund dhe mbase, pas një kohe do ta suspendojë vetëm Qeveria e Kosovës që edhe e ka caktuar atë masë, nëse në ndërkohë krijohen kushte për të, thuhet më tej në reagim.

KMDLNJ konsideron se kërcënimi që me urgjencë të hiqet kjo masë nga burokratët e BE- së, të cilët i kanë “burgosur” 2 milionë qytetarë të Kosovës në një geto si ato të sovetos në Afrikën e Jugut, janë kundër çdo vlere demokratike dhe në mënyrë flagrante i shkelin të drejtat elementare të njeriut që garantohen me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut e KB si dhe konventat evropiane për të drejtat e njeriut.

“Ne, qytetarët e Kosovës, jemi në pritje të një përgjigje nga ju z. Han për liberalizim të vizave!? Ju keni deklaruar se koha optimale apo e mundshme për liberalizim të vizave për qytetarë të Kosovës është viti 2020. Atëherë, keni durim edhe ju edhe Federica Mogherini, sepse mbase , deri në vitin 2020 edhe Qeveria e Kosovës do ta heqë masën tarifore prej 100%. Mundet edhe më herët nëse Serbia sillet si një shtet normal dhe kur ju nuk do të jeni në pozitë të bëheni makro – politik i Serbisë dhe Aleksandar Vuçiq”, porosit KMDLNJ.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME