Categories Lajme

Pas rritjes së shpejtë në mbi 110 lekë të euros, rënie në 107.91 lekë

Monedha e përbashkët europiane ka vijuar këtë javë në rënie, duke konfirmuar kthimin në trendin nënçmues të shfaqur që gjatë javës së shkuar. Kursi i saj mesatar i këmbimit në raport me monedhën tonë kombëtare i raportuar nga Banka e Shqipërisë, rezulton 107.91 lekë. Mesatarja e çmimit në blerje rezultoi këtë të hënë 107.31 lekë, ndërsa në shitje ishte 108.49 lekë. Të premten, një euro u këmbye në tregun tonë valutor me kursin mesatar 108.29 lekë, me çmim blerje 107.64 dhe shitje 108.92 lekë.

Rënia e së mërkurës duket se është konfirmim i tendencës nënçmuese të euros ndaj leku që u vërejt gjatë gjithë javës së shkuar, pas një ringritje të shkurtër të saj javën e fundit të gushtit. Për t’u theksuar është se thuajse gjatë gjithë gjysmës së dytë të gushtit, monedha e përbashkët europiane u rrit me shpejtësi në tregun tonë valutor. Kulmi i rritjes arriti në 25 gusht, kur ajo arriti kursin mesatar të këmbimit 110.58 lekë. Rritje që u justifikua kryesisht me rënien e flukseve të turistëve të huaj dhe të emigrantëve.

Gjithsesi, rënia e kësaj jave me siguri do të hapë debate të forta lidhur me shkaktarët që sjellin zhvleftësimin e euros. Nëse rënia do të vijojë, mbështetësit e tezës se euro është zhvleftësuar për shkak të prurjeve nga turizmi dhe të huajt që vizitojnë Shqipërinë, nuk do kenë mjaftueshëm argumente. Në thelb të argumentit të tyre ishte numri rekord i turistëve që vizituan këtë verë vendin tonë. Këto luhatje të shpejta ndërkaq mbase shtojnë argumentet e shkollës tjetër të mendimit, sipas së cilës subjekte të ndryshme por përdorin këto momente për të spekuluar me kursin e këmbimit, duke maksimizuar fitimet në shitje apo në blerje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME