Categories Politike

Pas seancës, Basha mbledh aleatët, komunikim dhe për mediat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë në selinë blu aleatët pas përfundimit të seancës plenare ku pritet të miratohen ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet. Pas takimit, mësohet se Basha do të ketë dhe një komunikim për mediat.

Më herët opozita e bashkuar përcolli një deklaratë ku dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Ndër të tjera thuhet se asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët. Mbledhja e një dite më parë e Keshillit Politik përfundoi pa konsensus mes palëve.

Ndërkohë Ambasada amerikane i dha legjitimitet Parlamentit për nismën kushtetuese, por i kujtoi PS-së që PD dhe LSI janë një realitet politik. Ambasadorja amerikane i kujtoi Edi Ramës premtimin e dhënë që me votimin e 30 korrikut nuk mbyllet dialogu për listat dhe koalicionet.

Sot do të duhen 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën, duke u kthyer në një rrezik për infektim për deputetët. Edhe pse disa prej tyre tregojnë se nuk kanë frikë nga kolegët e tyre. Jo vetëm në sallë por edhe në kafenenë e sajuar në oborrin e parlamentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME