Categories Lajme

Pas sherrit gjatë peshkimit në Dimal, vëllezërit i djegin divanin 22-vjeçarit, arrestohen nga policia

Dy vëllezër përkatësisht 44 dhe 50 vjeçar janë konfliktuar për motive të dobëta me një 22-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Dimal dhe policia thotë se konflikti ka nisur gjatë peshkimit. Pas kësaj, vëllezërit Hajdar dhe Adrian Dokaj i kanë djegur një divan të riut.

Njoftimi:

U konfliktuan për motive të dobëta, me një 22-vjeçar, dhe më pas dogjën një orendi, në ballkonin e banesës së tij, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).  Njëri prej vëllezërve kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Procedohet penalisht edhe 22-vjeçari i përfshirë në konflikt.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë arrestuar shtetasit:

  1. D., 44 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;
  1. D., 50 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se gjatë kohës që kanë qenë duke peshkuar, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin D. B., 22 vjeç. Pas konfliktit, shtetasit H. D. dhe A. D. (vëllezër) kanë shkuar në banesën e shtetasit D. B. dhe kanë djegur një divan në ballkonin e banesës së tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 22 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME