Categories Lajme

Sulmi iranian bllokon shqiptarët në Izrael, mes tyre edhe Drejtoresha e përgjithshme e Turizmit dhe vajza e saj…

Disa operatorë turistikë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria kanë mbetur të bllokuar në Izrael. Përveç rezidentëve shqiptarë që jetojnë në Izrael, rrezikun po e ndjejnë edhe disa sipërmarrës shqiptarë që kishin shkuar për vizitë të përkohshme. Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë. Një udhëtim i cili ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë por që sulmi i raketave prishi planin e tyre.

Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros.

Menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marrë në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit  në një strukturë akomoduese të sigurt që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv.

Herida Duro, drejtoresha e përgjithshme e departamentit të turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me vajzën e saj të vogël, dhjetë muajsh, janë disa nga shqiptarët që ndodhen në Tel Aviv të bllokuar për shkak të sulmit me raketa prej Iranit pasditen e djeshme.

Për shkak të anulimit të fluturimit  pas përfundimit të një aktiviteti turistik ato janë akomoduar tashmë në një hotel të sigurt në kryeqytetin izraelit, ku situata tashmë paraqitet e qetë dhe pa panik.

Teksa janë në pritje të fluturimit të radhës të njoftuar për sot në mbrëmje, në vendqëndrimin e tyre po organizohen aktivitete për fëmijët, e për të larguar disi shqetësimin e të rriturve.

Bashkë me to është edhe përfaqësuesja e Unionit Turistik Shqiptar Ilda Kasa, e cila tregoi për Top Channel se është mirë dhe nuk ka vend për frikë se izraelitët janë të mirëtrajnuar duke ju dhënë udhëzimet e duhura për sigurinë e tyre.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se është në komunikim të pandërprerë me të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Izrael, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm. Teksa ministri Igli Hasani ka reaguar përmes një postimi në platformën  “X” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke e dënuar aktin dhe shpreh bindjen se kjo do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh për Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në tregun e Lushnjës, dëme të mëdha, tregtarët kërkojnë dëmshpërblim

Zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit ka përfshirë tregun e ri të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vrisnin me armë 2 persona në parking, arrestohen shqiptari e italiani! Të plagosurit, një çift kalimtarësh

Karabinierët e Foggias në Itali arrestuan dy persona të përfshirë në të shtënat që ndodhën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja e policit, shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se Policia favorizoi ndërtimin pa leje të beach barit, IKMT e Sarandës vijon me shembjen

Pasi kupola e Policisë së Sarandës u shkri nën dyshimet se u korruptua për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nisin hetimet/ Tentojnë të djegin mbi 20 mjete të rënda në Akërni, shkrumbohet një fadromë. Policia në kërkim të autorëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e hidrovorit të…

LEXO ME SHUME