Categories Lajme

Më pak e votuara nga publiku, Rike Roçi largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Rike Roçi largohet nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo ishte banorja më pak e votuar nga publiku.

Rikja tha se ky vendim për të ishte i papritur dhe se nuk i kishte bërë gati valixhet.

Ky largim i saj u prit me mërzitje nga Roza, me të cilën kishte miqësi brenda Big Brother VIP.

Suksese dhe fitoftë më i miri”– tha Rike, duke i tërhequr vëmendjen Eglës që të mos ofendonte më banorët.

Ledioni: Po diskutonim me Eglën tani dhe po thoshte që e shtyja të tregonte historinë e saj, atë që premtoi ta tregonte kur doli në studio dhe nuk e tregoi. Si e shikon këtë?

Rike: Unë kam folur për historinë time me Rozën, Dedën, Vesën. Egla nuk e di historinë time sepse gjithmonë nuk më është qasur si njeri. Ajo thotë se një artiste duhet të jetë më herët një njeri, por me mua nuk e ka treguar ndaj nuk ka njohur historinë time.

Ledioni: Sa mendon se ka ndikuar qëndrimi ndaj Julit në daljen tënde nga shtëpia? Juli tha se mund ta ketë dëmtuar fakti që Rike ndryshojë linjën duke më dalë nga një preson që qëndronte pranë meje në kryekëput kundër… Publiku mund ta ketë lexuar si një formë tradhëtie apo mungesë koherence?

Rike: Jo, absolutisht jo. Unë Dedës i kam thënë gjithmonë që unë do ti them mendimet e mija që kam për ty, por në këtë lojë unë jam me ty, Rozën dhe Erjolën.

Ledioni: Po pse u përplasët kaq shumë, qoftë edhe me tone të larta?

Rike: Sepse Juli gjithmonë nuk pranonte mendimet e mija. Mendonte se influencohesha ndërkohë që ishin mendimet e mija.

Ledioni: Nuk të vinte keq që Deda të thoshte je me mua dhe zgjidhte të bënte debat me Eglën, duke e çuar atë para.

Rike: Nuk e kam kuptuar kurrë, por di që Egla është një manipuluese shumë e mirë dhe një gënjeshtare e lindur.

Ledioni: Heidi Bacin si e sheh?

Rike: Si e dashura e Romeos që i rastisin gjërat në duar. Nuk është skuthe, por jo gjithmonë është e sinqertë. Mungesa e sinqeritetit duket në momentin që mbron Eglën. Ajo e di që Egla e ka gabim, por nuk e thotë dot sepse e ka shoqe.

Arbri: Të kam parë në një moment që ke thënë se e di si luhet loja, por nuk luaj…

Rike: Patjetër, unë kam zgjedhur ta luaj këtë lojë si njeri dhe jo si lojtare. Besoj se ndahen; lojtarë që japin gjithçka për këtë lojë dhe njerëz. Unë kam ardhur në këtë reality shoë për të qenë reale dhe treguar veten sa e thjeshtë që jam dhe se nuk bëj kompromise me veten për të dalë jashtë karakterit tim. Dija shumë mirë edhe unë të ngrihesha në mëngjes dhe t’u bija të gjithëve, por jo. Zgjodha të tregoja veten time.

Arbri: Kush e fiton Big Brotherin?

Rike: Fitoftë më i miri, por shpresoj Roza Lati sepse e kam shoqe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME