Categories Lajme

Pas skandalesh dhe anulimesh, shpallet fituesi që do të ndërtojë aksin problematik tek “Unaza e Re”

Është shpallur sëfundmi fituesi i ri i Lotit I të Unazës së Re pas skandalit të falsifikimit të dokumentacionit vitin e shkuar.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Agjencia e Prokurimit publik, fitues i tenderit për këtë lot shumë problematik është bashkimi i kompanive “Salillari” dhe “Bajrami N” me vlerën 1.77 miliard lekë me një fond limit prej 2.25 miliard lekë.Rezulton se kompanitë kanë marrë përsipër të kryejnë punimet sipas kërkesave të autoriteteve me 78.6 për qind të fondit limit të përcaktuar për këtë vepër.Segmenti në fjalë ka kaluar përmes një kalvari të gjatë skandalesh dhe debatesh të shkaktuara nga zbulimi se fituesi në atë kohë u shpall me dokumente të falsifikuara.Vitin e shkuar, për këtë segment të rrugës u shpall fitues bashkimi i kompanive “Dh Albania” dhe “Biba X”, por zbulimi i falsifikimit të dokumentacionit bëri që AKP të anulonte tenderin duke e rihapur procedurën.Ndërkohë, që prej vitit të shkuar banorë të Unazës së Re protestojnë kundër projektit të paraqitur nga qeveria duke theksuar se bëhet fjalë për një veprim korruptiv që synon prishjen e shtëpive të tyre për të ndërtuar pallate të njerëzve pranë pushtetit. /abcnews.al

VENDIMI I APP

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME