Categories Showbiz

Pas takimit, Atdheu i bën Anës dhuratën që do ëndërronte çdo vajzë

Më në fund erdhi momenti që të shihnim takimin e shumëpritur të Anës dhe Atdheut që u transmetua ditën e sotme në ekran. Çdo gjë duket se ka shkuar për së mbari dhe mesa kuptuam Ana e ka lënë Fationin në të shkuarën tashmë.

Plot komplimente, përqafime, buzëqeshje dhe ledhatime- ishte kjo panorama e përgjithshme e takimit të tyre dhe dy dhurata mjaft të veçanta për njëri-tjetrin në studio. Ka qenë Ana që i ka bërë e para një ‘dhuratë’ Atdheut, duke nxjerr një hudhër, për t’i mbrojtur nga syri i keq. Atdheu e ka pranuar me shumë kënaqësi, madje e ka nuhatur disa herë dhe me shaka ka thënë se  mban aromë shumë të mirë.

Gjatë takimit Atdheu i drejtohet Anës duke e pyetur se si është për të një mashkull ideal dhe ajo shprehet se dëshiron një mashkull me këmbë në tokë dhe karakter të fortë si dhe të jetë besnik.

Atdheu gjen veten në këto karakteristika, duke e pyetur: “Për mua po flet?” Më pas flasin për dashurinë e tema të ndryshme. Ana u shpreh në studio se pak shumë takimesh, më në fund është ndjerë ndryshe dhe e emocionuar. Ndërkohë, Atdheu është shprehur se ndihej shumë mirë me Anën. Dhe, pjesa më e bukur e takimit: Dhurata e Atdheut për Anës. Bukuroshi zeshkan i ka dhuruar Anës një CD, në të cilën ishin regjistruar rrahjet e zemrës së tij pas takimit. CD është luajtur edhe në studio e ky moment na shkriu zemrat të gjithëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME