Categories Sport

“Baba është jashtë loje, se bën tifo për Dinamon, e mori lumi”/ Greg Rama flet për koret “Rama ik!”: S’më vjen mirë por jemi në demokraci

Derbi Tirana-Partizani ishte tema e emisionit sportiv “Pasó”, ku në një lidhje telefonike ishte edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu. Në rrëfimin e tij, ai ka treguar tre arsye se përse është tifoz me skuadrën e Tiranës, edhe pse xhaxhai i tij Olsi Rama është drejtor i përgjithshëm i Partizanit.

“E para, Tirana është persekutuar 50 vjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, e dyta Tirana është identitet dhe nuk është ideologji dhe meqenëse xhaja im ka zgjedhur ideologjinë, unë do të mbaj identitetin, se “baba” është jashtë loje, ngaqë Dinamon e mori lumi…. (qesh) dhe e treta se pse jam me Tiranën është se më pëlqejnë lojtarët e huaj të veshur me fanellën bardheblu.”

I pyetur se çfarë mendimi ka për ata që thërrasin “Rama ik”, Gregu u shpreh se jetojmë në demokraci dhe se të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre.

“Nuk më vjen mirë, por duhet ta pranojmë që jemi në demokraci, këtë ja them edhe vetes edhe shokëve të mi. Mendimi është i lirë…,”-shtoi ai.Tirananews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME