Categories Lajme

Pas të shtunës së zezë me 8 humbje jete, Qeveria e Kosovës sot mbledhje urgjente

Pas konfirmimit të 8 vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve në ditët e fundit, kryeministri i Kosoves Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00 do te zhvillohet mbledhja. “Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 13:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3356. Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftimi në Facebook. “Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416”, thuhet në njoftim./Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME