Categories Lajme

Pas tërmetit deputetët frikë nga përmbytjet, të shqetësuar për Shkodrën! Ja si u përgjigjet Haki Çako

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përsëritjes së përmbytjeve nisur edhe nga dështimi i zbatimit të disa projekteve për të mbajtur nën kontrollor lumenjtë dhe përrenjtë gjatë shirave të dimrit. Gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit për Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile për vitin 2020 në Komisionin e Sigurisë, ku i pranishëm ishte edhe drejtori Haki Çako, deputeti Luan Harusha është shprehur se punimet për ngritjes së bajpasit për mbrojtjen e Shkodrës nga përmbytjet kanë nisur në vitin 2011 dhe ende nuk kanë përfunduar.

Sipas deputetit Harusha, ky projekt jo vetëm nuk e mbron Shkodrën, por e rrezikon më shumë nga përmbytjet. Nga ana tjetër, drejtori i i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, duke iu përgjigjur shqetësimit të deputetit, ka theksuar se është hartuar një plan masa si dhe janë bërë një sërë investimesh që lidhen me parandalimin e përmbytjeve, ndërsa pranoi problematikën në zbatimin e projektit për mbrojtjen e Shkodrës.

Ndërkaq, deputeti i Cërrikut Luan Duzha ka pohuar se ka 30 mbi 30 vite që nuk vihet dorë në pritat e përrenjve malorë, të cilët kanë një rol vendimtar në përmbytjen e zonave fushore. Ai tha se pritet e përroit të Selitës janë të degraduara, duke shtuat se në rast të reshjeve të dendura, ky përrua do të shkaktojë dëme.

Haki Çako u shpreh se ligji i ri “Për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile” adreson disa detyrime për të gjitha institucionet, si bashkitë dhe institucionet qendrore, duke nënkuptuar se masat kundër përmbytjeve nuk i takojnë vetëm institucionit që ai drejton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME