Rreth 300 të prekur nga tërmeti i ditës së sotme, kryesisht nga Qyteti i Durrësit para pak çastesh kanë mbërritur në qytetin e Vlorës dhe janë akomoduar në disa hotele që janë vendosur në dispozicion nga hotelierët e Vlorës.
Pritet që në orët në vijim numri i qytetarve të shtohet , ndërkohë që disa hotele në Vlorë pritet të marrin masa për mikëpritjen e banorëve të goditur nga tërmeti.
