Categories Lajme

Pas thirrjes më 2 mars, Presidenti Meta tjetër mesazh të fortë

Pas thirrjes për besëlidhjen më 2 mars, Presidenti i vendit, Ilir Meta u eshte drejtuar sot me nje tjetër mesazh të fortë shqiptareve. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta fton gjithe shqiptaret në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“T’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdh unon Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafi es ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë”- shkruan presidenti.

Postimi i Metës
Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agr esioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka t merr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdh unon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar maf ies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës. Shqipëria e para! Shqiptaria e shqiptarëve! 🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari

27-vjeçari, që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, u gjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mal i Zi! Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin

Një ditë historike sot në Ulqin, në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video prekëse/ U vra nga ish-i dashuri filipinas, nëna e 22-vjeçares shqiptare shpërthen në lot: “O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty

I jepet sot lamtumira e fundit 22-vjeçare shqiptare, Ilaria Sula, e cila u masakrua me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia italiane zbardh dinamikën e vrasjes së Vladimir Topjanës, arrestohen babë e bir

Fontanafredda, një komunë në provincën e Pordenones, ishte skena e një episodi të rëndë lajmesh.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fermerët e Frakullës: Prodhimi ynë s’ka pesticide, shteti ta verifikojë

Fermerët e Frakullës në Fier, të cilët merren me kultivimin e luleshtrydhes po hasin vështirësi…

LEXO ME SHUME