Categories Lajme

Pasaporta, karta ID e patenta çeke të falsifikuara, arrestohet shoferi 42-vjeçar në Portin e Durrësit

Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar një 42-vjeçar me iniciale R.M, drejtuesin e një autobusi pasi në mjetin që ai drejtonte janë kapur 12 dokumente të falsifikuara si pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke.

Policia njofton se në autobus, poshtë timonit të automjetit, u gjetën e fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Durrësit ka bllokuar në port 12 dokumente të falsifikuara si pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke.

Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga një 42-vjeçar, drejtues i autobusit ku u gjetën të fshehura dokumentet e falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në zbatim të planit operacional policor “Start” kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, në autobusin me drejtues shtetasin R. M., 42 vjeç, banues në Shijak, poshtë timonit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME