Categories Sport

Dieta strikte e një kampioni si Cristiano Ronaldo!

Një nga çelësat e suksesit të Cristiano Ronaldos përgjatë gjithë karrierës së tij si futbollist kanë qenë zakonet e tij dietike, detaje të të cilave janë publikuar në ditët e fundit.

Sulmuesi i Juventus konsumon rreth gjashtë vakte në ditë, ku peshku bën pjesën kryesore të dietës së tij. Në menunë e tij nuk mungon peshku shpatë, ton dhe merluci, ndërsa mishi i pulës, me përmbajtje të ulët të yndyrës dhe nivel të lartë të proteinave është “super ushqimi” në sytë e portugezit.

Dy dreka, dy darka

Për mëngjes, një opsion që pëlqehet nga Cristiano është proshutë dhe djathë, i shoqëruar nga një kos me pak yndyrë.

Dreka numër një mund të përbëhet nga mishi i pulës dhe sallata, ndërsa dreka numër dy mund të jetë e përbërë nga peshku ton, sallatë, vezë dhe ullinj. Për darkë, ai preferon të ketë mish ose peshk.

Ronaldo nuk i pëlqen alkooli dhe përpiqet gjatë gjithë kohës që ta shmang, teksa një “dorë” në arritjen e nivele të larta të tij janë “raundet” e gjumit. Ai preferon të flejë tetë orë në natë dhe të bëj gjumë mbi 5 herë në ditë.

Kjo është, natyrisht, e kombinuar me punë të palodhur në fushë dhe në palestër, me not dhe aerobi, dy aktivitete që ai bën në kohën e tij të lirë për të qëndruar 100% në formë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME