Categories Lajme

Pasaporta shqiptare renditet e 52-ta në rang botëror, me akses në 114 vende pa nevojë për vizë

Kërkimet dhe studimet e fundit të kryera nga Henley Index, kompania që merret me verifikimin e pasaportave, kanë bërë të ditur dhe pasaportat që kanë pasur më shumë influencë dhe fuqi veprimi në botë, për vitin 2019. Këtë herë, në vendin e parë kanë qenë dy shtete aziatike. Si pasaportat më të fuqishme në botë, për vitin 2019 u shpallën pasaporta e Singaporit, dhe ajo japoneze. Singapori dhe Japonia, janë vendet pasaportat e të cilave kanë akses në më shumë shtete se çdo pasaportë tjetër në botë.

Pasaportat e këtyre vendeve, kanë akses në plot 190 shtete në botë, pa pasur nevojën e një vize. Pas tyre, në vend të dytë renditet Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, me akses të plotë në 188 vende. Në vendin e tretë u renditen shtetet Europiane si Italia, Danimarka dhe Luksemburgu, me një listë aksesi të përbërë nga 187 vende, të ndjekura nga Franca, Spanja dhe Suedia të cilat kanë akses në 186 vende pa pasur nevojën e një vize.

Përpara 5 viteve, Amerika dhe Anglia ishin vendet të cilat kryesonin listën, por tashmë ato kanë zbritur në vendin e gjashtë me 184 vende, duke u kaluar këtë vit edhe nga Portugalia, Holanda dhe Austria me një shumë prej 185 vendesh. Si pasaporta më pak e vlefshme e vitit 2019, renditet ajo e Afganistanit, vetëm me 25 shtete të aksesueshme. Ndërkohë përsa i përket vendit tonë, pasaporta shqiptare ka akses në plot 114 vende, ku nuk i nevojitet një vizë për të shkuar, dhe renditet në statistikat botërore në vendin e 52. Pasaporta shqiptare është një nga 5 pasaportat që ka evoluar më së shumti në botë, që nga viti 2006 e deri më sot./CNN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME