Categories Lajme

Zgjedhja e Camit në KLP, Noka: Rama shpërbleu kunatën e Arben Keshit për të mbyllur “184”

Ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, akuzon kryeministrin Rama se shpërbleu  ish- it të Lartë të Prokurorisë për mbylljen e dosjes “184”.drejtuesen e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Cami Keshi me zgjedhjen si anëtare të Këshill

I ftuar në Ora News, Noka thotë se ermërimi i Keshit në KLP, kunatës së Arben Keshit, i akuzuari kryesor në dosjen “184” ishte vetëm paradhënia për të mos ndëshkuar sipas tij  kunatin bandit dhe trafikant dhe kryeministrin.

Flamur Noka: Dosja “184” nuk ishte rastësi që shkoi në Dibër sepse kryeprokurorja e Dibrës ishte kunata e kryekriminelit dhe kryeharbutit që bleu votat dhe ndryshoi rezultatin e votimeve në Dibër, Arben Keshit. Nuk është aspak rastësi që sot kjo zonjë zgjidhet dhe në KLP. Sepse nuk ka dy javë që ka shkuar dosja.Krimet e Rënda të masakruara nga Prokurorja Politike e Partisë (Marku) dhe ajo zonja te Krimet e Rënda (Prela) shkatërruan institucionin  e Krimeve të Rënda. Siç shkatërruan dosjen e Saimir Tahirit, kështu bënë dhe me “339” dhe “184”. Dosja “184” kishte spec të djegës, ishte kryeministri. Dhe çfarë bënë? 

E hoqën nga Krimet e Rënda dhe ja çuan në Prokurorisë së Dibrës ku ishte kjo zonjë që sot paradhënie ka emërimin në KLP për të mos ndëshkuar kunatin bandit dhe trafikant dhe kryeministrin .Ky është shpërblimi paradhënie për mbylljen e dosjes “184”. A mund të më flasë sot kush për vetting në këtë vend? Partnerët tanë ndërkombëtarëe që kanë investuar kaq vite e  shohin këtë gjë? A e kuptojnë që drejtësinë e dosjes “184” do ta bëjë Arben Keshi i akuzuari kryesor për krim elektoral. Ai sot ka në dorë dosjen “184” dhe ai sot u shpërblye me një vend në KLP.  Reforma në drejtësi është kthyer në Ramaformë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME