Categories Lajme

Pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku rënditet Shqipëria

Ka qenë një garë me tre pretendentë kryesorë këtë vit ajo për pasaportën më të fuqshme në glob, me të tre ata në Azi. Ndërsa kemi hyrë në gjysmën e dytë të 2019, Japonia dhe Singapori kanë ruajtur pozicionet e tyre si vendet me pasaporta më të fuqishme në botë, me Korenë e Jugut që vie në vendin e dytë.

Sipas indeksit të pasaportave Henley, që periodikusht mat aksesin që ofron dokumenti i udhëtimit të çdo vendi, Singapori dhe Japonia kryesojnë renditjen për shkak se me pasaportat e tyre mund të udhëtosh pa viza në 189 shtete.

Koreja e Jugut është pranë Finlandës dhe Gjermanisë, në baterinë e dytë, me qytetarët e të tre vendeve që kanë akses në 187 juridiksione në të gjithë botën pa patur nevojë për vizë. Vendet evropiane si Danimarka, Italia dhe Luksemburgu, mbajnë vendin e tretë në indeks me akses në 186 shtete ndërsa Franca, Spanja dhe Suedia janë në grupin e katërt me akses në 185 vende.

Pesë vite më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kryesonin renditjen, por të dyja ato kanë rënë tani në vend të gjashtë, pozicioni më i ulët i tyre që nga 2010. Shqipëria, renditet në klasifikimin e përgjithshëm, diku në mes, e 52-ta, pas Bosnje Hercegovinës dhe Federatës Ruse dhe para Gjeorgjisë dhe Turqisë. Ndërsa Kosova, renditet e 100 pas Sri Lankës dhe para Bangladeshit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME