Categories Lajme

Pasgoditjet nga tërmeti/Sizmologu Ormeni: Nuk ka vend fare për panik, proces normal

Sizmologu, Rrapo Ormeni deklaroi sot se lëkundjet e fundit që po ndihen në zonën e Durrësit dhe në qarqet e tjera përreth është një proces normal pasi është e nevojshme që energjia të çlirohet.

“Njerëzit duhet të mësohen me pas goditjet e tërmetit, pasi nuk janë mësuar se ka 40 vjet që nuk ka patur tërmet kaq të forta sa ai i 26 nëntorit. Siç kemi theksuar gjatë ditëve në vijim, kanë rënë shumë pasgoditje, 1300 të tilla që nga data 26. Duhet pasur parasysh, ata që janë të dallueshëm, 3 lëkundje kanë qenë mbi 5 rihter , 25 mbi 4 rihter , 130 mbi 3, ndërsa të tjerët nuk ndihen, por regjistrohen nga aparaturat. Që nga mbrëmë kemi patur të tjera pasgoditje. Është diçka normale që energjia të çlirohet nga zona sizmike. Është e nevojshme të kemi çlirim energjie dhe pasgoditje. Nuk ka vend për panik. Sigurish as në zonën e Durrësit. Në Tiranë ai vjen një ose 1.5 shkallë më e vogël”.

“Është një proces normal, njerëzit duhet ta dinë se energjia duhet të çlirohet. Besoj janë të vetëdijshëm se kanë rënë disa pas goditje dhe nuk kanë bërë pasoja”, tha ai.

Sizmologu Ormeni shtoi se “tërmeti si ai i 26 nëntorit me magnitudë 6.3 rihter japin pasgoditje dhe njerëzit do mësohen më këtë gjë. Nuk ka asnjë problem, është një gjë normale. Kështu secili të jetë në shtëpinë e tij nuk ka vend për panik”.

“Nuk ka asnjë lloj vendi për panik dhe nuk kanë asnjë lloj efekti”, thekson ai.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME