Categories Lajme

Rama me banorë të Kasharit: Duhet durim, por do t’i rregullojmë të gjitha

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin sot në Kashar, për të parë nga afër banesat e prekura nga tërmeti. Rama takoi banorë të Kasharit, si dhe pa nga afër gjendjen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.“Do ti rregullojmë të gjitha. Jemi mërzit pak por do t’i rregullojmë të gjitha. Kjo është çarja tipike që nuk bëhet më”, iu drejtua Rama, një banoreje të Kasharit, shtëpia e së cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti. Rama tha se “banorët duhet të zgjedhin vetë nëse do të jetojnë aty ku kanë qenë, apo do të bëhen me një shtëpi në Tiranë”.

“Ata që se kanë tokën është vështirë për ta rindërtuar shtëpinë në tokë tjetër. Kështu që ne do ta bëjmë të gjithën. E vetmja gjë që unë ju kërkoj është se duhet shumë durim. Ne po bëjmë maksimumin tani është momenti të qetësojmë njerëzit se çdo lloj krisje e çarje u duket sikur është fundi i botës dhe do shembet pallati. Nuk është e vërtetë sepse shumë nga krisjet e çarjet janë çarje muresh dhe nuk ka rëndësi, por edhe ato duan kohën e  vetë. Rregullohen, por duan kohën e vet edhe ato. Prandaj kemi marrë ekspertë të huaj për të dhënë garanci që të jetë me vulë e firmë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se “ne e kemi shumë të qartë dhe atyre që janë të lidhur me bagëtitë dhe me tokën, ne nuk mund t’u themi dot ikni nëpër hotele”. “Do t’ju vëmë në dispozicion çadra që të mos hyjë i ftohti, shiu, të jenë me ndriçim. Shtëpi nuk janë, por për të kaluar një dimër sakrificash do ta bëjmë”, tha ai.Rama iu përgjigj po ashtu edhe një banoreje të Kasharit, banesa e së cilës rrezikohej nga rrëshqitja e një bunkeri nga kodra. Rama i kërkoi banores që të bëjë durim dhe të zhvendoset në çadër deri sa të zgjidhet ky problem.Kryeministri vlerësoi po ashtu punën e Policisë së Shtetit për përballimin e situatës nga tërmeti. “Jemi shumë të kënaqur nga puna e Policisë, me përjashtim të një maskarai që na doli dhe na prishi të gjithë”, tha Rama, duke folur me drejtues të policisë në terren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME