Gazetari Artan Hoxha ka përfunduar dësh minë e tij në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me videon që publikoi në media, ku besohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar kok ainë.
Hoxha tha se dha përgjigje për çdo pyetje që patën prokurorët dhe se pa interes te ta për ta zbardhur çështjen.
Aktualisht në SPAK është duke dësh muar edhe vetë kryebashkiaku Lefter Alla.
“Për çdo pyetje që e patën prokurorët pata përgjigjen time. Duke qenë se kam qënë një nga mbështetësit e SPAK kam shpresë së kjo çështje do të shkohet deri në fund. Pashë interes për ta zbardhur çështjen. Çfarë u duhej ua vura në dispozicion. Unë u pyeta dhe dhashë gjithë informacionin që i duhej SPAK-ut. Paraqita mënyrën sesi mora videon.
Pres që SPAK të jetë në pritshmëritë e Shqiptarëve. Nuk më intereson personi në fjalë, më intereson fenomeni që është shumë i rëndë. Kjo s’ka lidhje me politikën, nuk më lidh dot mua me Babalen 1 apo 2. Kemi disa vite që artikulojmë në media se kemi drejtues të lartë që marrin vendime nën efektin e dro gës por nuk kishim mundësi ta provonim. Bëra atë që duhet të bëja”, deklaroi Artan Hoxha për gazetarët, pas desh misë të dhënë në SPAK.
