Categories Lajme

Pasi gjen babanë e humbur prej 15 vitesh: Zhgënjimi, Unë nuk jam më vajza e tij

Emisoni “Pa Gjurmë” risolli në vëmendje historinë e Ilir Gjokës. 50-vjeçari nga Librazhdi u kërkua në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv nga vajza e tij Ambra, në shkurt të vitit 2019. Pas afro 15 vitesh, gazetarët arrijnë në gjurmët e tij, por nuk mundën dot të lidhnin babë e bijë, pasi Ilir Gjoka nuk pranoi të fliste për mediat.

Këtë pasdite, Ambra rrëfeu takimin e parë me babanë dhe se si ishin marrëdhëniet sot mes tij dhe tre fëmijëvë.

Unë kur mora numrin e celularit  të babait në emisionin tuaj, kisha shumë emocione sepse mendova që më në fund do e takoj…por nuk ndodhi kjo. Ai nuk na telefonoi asnjëherë, vetëm unë e kam telefonuar. Distanca që kishim mendova se do të rikuperohej, por ai më ka mohuar për 15 vite. Ne kishim dyshime që ai kishte krijuar familje tjetër, por prap nuk e besonim. Kur mësuam të vertetën në program,më erdhi keq për nënën time. Por, ajo është një heroinë dhe në fund të fundit nuk ka cfarë i duhet një burrë i tillë, që ikën dhe e braktis atë dhe tre fëmijët”-tha ajo

Pas komunikimit në telefon me të atin, vajza e mësoi të vërtetën, se babai e kishte braktisur nënën e saj dhe ai ishte rimartuar duke sjellë në jetë edhe një djalë. Pas telefonatave, Iliri Gjoka udhëton drejt Shqipërisë 15 viteve më pas dhe takohet me fëmijët  dhe vëllezërit e motrat e tij, pasi edhe këta të fundit e kërkonin 50-vjeçarin.

“Babai erdhi në Shqipëri dhe na takoi. Unë në atë kohë fluturoja, pasi kisha pranë tim atë. Por ai gëzim nuk do të zgjaste shumë, dhe do ishte vetem dy herë dhe për pak orë. Herët e tjera, Iliri kalonte para shtëpisë sonë dhe nuk na takonte, por shkonte tek xhaxhai dhe halla. Ai imponohet nga zonja që bashkëjeton, që të mos komunikoj më me ne. Në momentin që unë kisha më shumë nevojë, im atë nuk është gjend aty. Vëllai i vogël që është i sëmurë e merr çdo ditë në telefon dhe ai nuk i përgjigjet. Babai kur është larguar e dinte që vëllai i vogël ka qenë sëmurë, por nuk e ktheu më kokën për ne, edhe sot që e gjetëm, ai nuk do t’ja di”- u shpreh me lot në sy Ambra Gjoka.

Hera e fundit që Ambra ka folur me babain e saj ka qënë para 6 muajve dhe duket se marrëdhëniet mes tyre janë të ftohta, por ajo dha një mesazh për të atin.

“Për herë të fundit më ka telefonuar para 6 muajve  dhe vetëm më justifikohej…asnjëherë nuk më ka telefonuar për të pyetur se si jam, se si janë vëllezërit, sidomos për vëllanë e sëmurë. Unë sot nuk jam më vajza e Ilirit…dhe dua t’i them që ne do t’ja dalim edhe pa të.”– e mbyll intervistën Ambra Gjoka.

Kush është Ilir Gjoka?

Ilir Gjoka figuronte i humbur që në muajin gusht të vitit 2004 nga Greqia. Stafi i ‘Pa Gjurmë’ e ka trajtuar historinë në studio, pasi kërkohej nga tre fëmijët dhe bashkëshortja.

Pas 15 vitesh, gazetarët e gjejnë Ilir Gjokën në Greqi, ku mësohet se 50-vjeçari ishte rimartuar me një vajzë nga Vlora dhe kishte sjellë në jetë edhe një djalë. Stafi komunikoi me Gjokën, i cili rrëfeu shumë pak detaje nga jeta e tij dhe kërkoi numrin e të bijës, pasi e kishte ndjekur programin në kanalin Youtube. Ambra Gjoka njoftohet në studio për lajmin e gjetjes, por nga ana tjetër Ilir Gjoka nuk pranoi të fliste në trasmetim live me të bijën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME