Categories Showbiz

Pasi i dha fund martesës 10-vjeçare, Megan Fox fotografohet me të dashurin e ri

Aktorja Megan Fox ka konfirmuar marrëdhënien e saj të hënën me Machine Gun Kelly, ylli 34-vjeçar u fotografua me reperin 30-vjeçar në Bar Z. Furley në Sherman Oaks të Los Angeles, ku kishin dalë për një pije. Dyshja u shfaq për dore ndërsa dilte nga bari, dhe të dy ndanë një puthje romantike.

Shëtitja e tyre romantike erdhi pasi ish-bashkëshorti i Megan, Brian Austin Green u fotografua me bjonden simpatike Courtney Stodden të shtunën. Kujtojmë se Meghan dhe Brian kanë pasur një martesë 10-vjeçare, dhe aktori e ka konfirmuar ndarjen duke folur në podcast-in e tij ku tha:

“Doja që të gjithë ju ta dëgjoni nga unë. Ajo ka qenë gjithmonë e sinqertë me mua. Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë me të. Ne kemi pasur një marrëdhënie të bukur. Do ta dua gjithmonë. Dhe unë e di që edhe ajo gjithmonë do të më dojë mua. Ne kemi ndërtuar një familje vërtet të veçantë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Green pranoi që nuk e ka të lehtë ndarjen me të, madje e shpjegoi se “ka një gropë në stomakun e tij”, por do që ai dhe Megan do të mbeten miq të ngushtë edhe pas ndarjes. Megan dhe Brian kanë qenë të martuar nga viti 2010 dhe kanë 3 djem: Noah, Bodhi, dhe Journey. (M.H/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME