Categories Lifestyle

Pasi keni pirë duhan, konsumoni këto ushqime për të “shpëtuar” nga era

E dashuroni cigaren por nuk ju pëlqen era e saj. Si të shpëtoni nga kjo situatë? Ekspertët tregojnë se aromën e cigares mund ta heqim me mënyra natyrale.

Mollët; Mollët janë të shkëlqyera për të përthithur aromat, çka i bën perfekte për këtë qëllim. Merrni një mollë dhe ndajeni përgjysmë ose në disa feta. Vendosini ato në ambientin që vjen erë duhan dhe lërini prë një natë. Molla do të përthithë gjithë aromën e duhanit.

Uthulla; Uthulla neutralizon erën e duhanit duke e zhdukur të gjithë aromën. Hapni dritaret dhe nëse keni kafshë shtëpiake çojini në dhomën tjetër. Vendosni në zjarr një tenxhere me uthull dhe vëreni të ziejë.

Aroma e uthullës do të përhapet në shtëpi duke eliminuar atë të duhanit. Mund të përzieni gjithashtu një filxhan uthull me dy litra ujë të ngrohtë dhe të pastroni sipërfaqet dhe mobiljet. Nëse rrobat tuaja bien erë duhan, mund të shtoni pak uthull në lavatriçe.

Soda; Spërkasni divanet, tapetet e tapiceritë me sodë buke dhe lëreni në këto sipërfaqe për 12-24 orë. Soda përthith aromat dhe lagështinë që do të thotë se era e duhanit dhe aromat e tjera të pakëndshme do të zhduken.

Kafeja; Ruani mbetejt e kafesë në enë të vogla. Vendosini në makinë ose nëpër shtëpi. Zëvendësojini çdo 24 orë dhe aroma e duhanit do të zhduket. Mbetjet e kafesë përthithin aromat dhe lëshojnë erën e mirë të kafesë.

Amoniak; Nëse aromat e duhanit në ambientet tuaja janë shumë të forta, le të kalojmë tek ‘artileria e rëndë’. Përdorni amoniak. Kur ta përdoni, vendosni maskë dhe mbani fëmijët e vegjël larg. Nëse era e tij është shumë e fortë dhe s’e duroni dot, mund të përdoni pak sodë për të thithur erën e amoniakut. Spërkateni në shtëpi dhe më pas ndizni aspiratorin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME