Categories Lajme

Pastrim parash? Kompania që ndërton kullën pas TKOB theu çdo teori tregu duke rritur me 2500 herë fitimin

Kompania ‘Nova Construction’, që do të ndërtojë kullën pas Teatrit të Operas dhe Baletit është relativisht e re në këtë treg. E themeluar në vitin 2012, deri para 2019-s ajo njihej pak në treg.

Bilancet financiare të kompanisë tregojnë se deri para vitit 2019, kompania ka pasur një rol periferik në fushën e ndërtimit në Tiranë.

Shifrat e pasqyruara nga Open Data tregojnë që në vitin 2013, kompania regjistron një fitim prej gati 6 milionë lekësh. Ky nuk është viti më i dobët i kompanisë. Në vitin 2019-të, kompania raporton vetëm 2 milionë lekë fitim, ose më pak se 20 mijë euro.

Gjërat ndryshojnë në 2020, ku kompania raporton një fitim para tatimit 50 herë më të lartë se viti pararendës, ose rreth 100 milionë lekë.

Të dhënat pozitive vijojnë edhe në vitin 2021, kur Nova Construction raporton rritje 65 për qind të fitimit në krahasim me 2020-ën dhe thuajse të njëjtën rritje edhe në vitin 2022.

Në total, aktualisht kompania ka në proces ndërtimi, ose përfundimi shtatë projekte madhore në Tiranë, me një kosto ndërtimi totale që nuk kalon 200 milionë euro. Bëhet fjalë për projekte si White Tower, Tirana Entry, apo Garden Building.

Shifra tregon koston e ndërtimit të këtyre objekteve, ndërsa vlera në treg e tyre pas shitjes shkon mbi 500 milionë euro. Duke llogaritur një marzh fitimi minimal prej 10 për qind, aq sa janë të dhënat e fundit në sektorin e ndërtimit për fitimet i vitit 2015, rezulton se kompania Nova brenda tre viteve ka rritur me 2500 herë fitimin e saj, duke thyer çdo teori tregu. Edhe Apple në vitin e parë pas hedhjes në treg të iPhonet nuk i rriti dot fitimet më shumë se 30 për qind.(Voxnews.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME