Categories Lajme

Shisnin kokainë në lokalet e plazhit, kapen dy persona në Dhërmi dhe Potam

Himarë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në lokale në plazhe dhe në lokale nate.

Gjatë 12 orëve të fundit, finalizohen nga Komisariati i Policisë Himarë, 2 operacione antidrogë të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami”.

Në kuadër të këtyre 2 operacioneve, janë vënë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të theksuar kriminal, në disa fusha.

Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, peshore elektronike dhe shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve policore të njëpasnjëshme, të zhvilluara për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë këtij sezoni turistik, si dhe për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave, në lokale në plazhe dhe në lokale nate, në qytetin e Himarës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë 12 orëve të fundit, kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses 2 operacione antidrogë të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dhërmiu”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, (shtetas me precedentë të shumtë kriminal, për vepra penale si “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”). Ky shtetas kishte përshtatur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonte, një vend për fshehjen e lëndës narkotike. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, të cilat nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohet se 47-vjeçari do t’i shiste në lokale nate, në Drimadhe, Dhërmi dhe Himarë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Potami”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi një rast të shitjes së dozave të drogave, në lokale në plazhin e Potamit, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën disa doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, nje peshore elektronike dhe vlera monetare të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave në lokale në këtë plazh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME