Categories Lajme

Pastrimi i territorit nga mjetet e përdorura, Balla: Nuk do të ketë më “varreza” makinash!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndoqi nga afër aksionin për pastrimin e territorit nga makinat e përdorura.

Së bashku me drejtuesin vendor të IKMT-së dhe Policisë së Elbasanit, ministri ishte në një pikë pjesë këmbimi automjetesh.

Ministri teksa kërkoi mirëkuptimin e të gjitha këtyre bizneseve u shpreh se ligji nuk lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura, pjesë këmbimi apo mjete jashtë përdorimit.

“Besoj që jemi marrë vesh që duhet ta sistemojmë, mbajmë përgjegjësi për pamjen që tregojmë nga rruga. Do kërkonim mirëkuptimin tuaj që duke qenë se jeni në një rrugë jo vetëm kombëtare, por edhe evropiane deri në momentin që do kemi unazën e Elbasanit, na duhet që të rregullohet dhe sistemohet. Ligji nuk lejon vendosjen e makinave të përdorura apo pjesë këmbimi. Besoj se në këtë aspekt kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, tha ndër të tjera ministri.

Ndërkohë drejtori rajonal i IKMT-së, Elbasan tha se “Jemi në monitorim të gjithë akseve rrugore të rëndësishme, në kuadër të masave për sezonin turistik që po afron, po largojmë mjetet e përdorura e të demoluara për skrap.

Po ecim me ritme të kënaqshme, pasi dhe vetë bizneset e kanë bashkëpunimin dhe jemi mirëkuptuar me ta. Mjetet do largohen në kohë nga akset kombëtare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME