Categories Lajme

Pasuritë e paluajtshme/ BSH: Në 39% të rasteve shiten me një ulje kundrejt çmimit të parë

Në 39% të rasteve, pronat (pasuri e paluajtshme) shiten me një ulje, midis 5% deri 20% kundrejt çmimit fillestar. Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e vrojtimit periodik të pasurive të paluajtshme, që  tregojnë se, pavarësisht rritjes së vazhdueshme në vitet e fundit, çmimet e shitjes janë në masën më të madhe të negociueshme.

Sipas BSH-së, në 9% të rasteve diferenca mes çmimit të shitjes dhe atij të kërkuar fillimisht është midis 20% dhe 30% më e ulët, ndërsa vetëm në 7% të rasteve ulja e çmimit është më shumë se 30%. Në 17% të rasteve, shitësit pranojnë një ulje minimale me më pak se 5% nga çmimi i parë i kërkuar.

Indeksi i çmimeve të banesave gjatë 6-mujorit të dytë 2020 u rrit me 6.2% krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm dhe me 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për Tiranën, çmimet u rritën me 2.3% me bazë gjashtëmujore dhe 8.9% me bazë vjetore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME