Categories Lajme

PD e Durrësit akuza qeverisë: 3600 familje të prekura nga tërmeti pa bonus qiraje, jetojnë akoma në çarda

Dega e Partisë Demorkatike në Durrës, ka reaguar sot në lidhje me shpërblimet që po u jepen banorëve të prekur nga tërmeti, ku ka hedhur akuza kundër qeverisë se ka braktisur të gjithë viktimat e tragjedisë. Sipas PD-së në Durrës, megjithëse u kanë kërkuar donatorëve rreth 1 miliardë euro ndihma, autoritetet kanë lënë pa bonusin e qerasë 3600 nga 4500 familje të evidentuara.

Në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, pas takimit me disa banorë në Sukth u shpreh se ka mungesë informacioni se çfarë do të ndodhë me ndërtesat, pallatet, shtëpitë e dëmtuara rëndë.

Menjëherë pas tragjedisë Rama në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Shpëtimit tha se deri më 16 dhjetor do të kemi evidencën e parë. Kaloi 16 dhjetori, kaloi 16 janari, qeveria jo vetëm që nuk ka filluar të punojë, por ende nuk di se çfarë pune duhet të bëjë. Janë më shumë se 4500 kërkesa të aprovuara për bonus qeraje, që do të thotë se 4500 familje e kanë shtëpinë të dëmtuar rëndë. Deri sot më 24 janar janë aprovuar vetëm 900 bonus qeraje, në çdo dhjetë familje që e kanë shtëpinë të dëmtuar rëndë, vetëm 2 marrin bonus qeraje, kurse 8 të tjera ndodhen të braktisura.  Janë mijëra banesa që kanë dëmtime të konsiderueshme dhe qeveria nuk ka përcaktuar se çfarë duhet bërë me këto banesa që kanë dëmtime të konsiderueshme. Deri më sot po mbushen 2 muaj kanë përcaktuar se janë mbi 60 shtëpi dhe ndërtesa për t’u shembur, për  92 të tjera që kanë dëmtime të konsiderueshme, 36 nga të cilat janë pallate qeveria akoma nuk ka përcaktuar nëse do të shëmben apo jo. Kemi 600 familje që jetojnë në çadra dhe qytetarët duan të dinë se çfarë do të bëhet me problemin e tyre, kur do të zgjidhet, nga kush do të zgjidhet dhe se si do të zgjidhet”, tha kreu i degës se PD Durrës, Ferdinand Xhaferri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME