Categories Lajme

PD jep shifrat shqetësuese: Brenda një jave 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19

PD: Qeveria nuk merr asnjë masë, fsheh rastet me COVID, shkollat nuk lajmërojnë prindrit. Zgjerohet harta e virusit me mbi 320 mësues e nxënës të prekur.

Partia Demokratike shpresh shqetësimin se shkollat po shndërrohen në vatra të rrezikshme të përhapjes së përhapjes së Covid -19.

”Situata është krejt jashtë kontrollit dhe qeveria duket se e ka lënë atë në rënie të lirë dhe nuk po merr asnjë masë. Vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19, të izoluar dhe të karantinuar.

Qeveria, Edi Rama, nuk ka prioritet as mësuesit, as nxënësit, prioriteti i vetëm është që paratë e buxhetit të shtetit të dërgohen në parajsa fiskale, të dërgohen në xhepat e oligarkëve, të dërgohen në pagesa për inceneratorët me kompani fantazëm dhe jo të mbështeten e mësuesve, për mbështetjen e nxënësve  dhe për mbështetjen e mësimdhënies cilësore” denoncoi ish deputetja demokrate Albana Vokshi në një prononcim për median nga shkolla “Emin Duraku”  në Tiranë.

Në këtë shkollë nga informacionet që ka PD rezulton që janë 8 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues të karantinuar.

PD beson se zëvendësimi i mësuesve të karantinuar apo mësuesve që kanë rezultuar pozitivë me mësues në dispozicion, nuk është zgjidhje.

“Kjo jo vetëm se ka çorientuar dhe ka sjellë amulli në programin mësimor të nxënësve të kësaj shkolle, me orë të tepërta shtesë të panevojshme, por nuk është bërë asnjë tamponim, nuk është marrë asnjë masë për tamponimin e nxënësve të klasave ku kanë rezultuar mësues pozitivë dhe gjithashtu asnjë prind nuk është kontaktuar nga institucionet përkatëse, nga ISHP-ja, mjeku i familjes. Kështu nuk dihet ku janë vatrat e përhapura të Covid 19 ndër nxënës apo tek familjet dhe tek prindërit e tyre.“

Në këtë mënyrë nuk mund të izolohen rastet dhe nuk mund të ndërpritet zinxhiri i infeksionit. Virusi është përhapur kudo.”

PD kërkon të zbatohet pika 2 e planit me 5 pika, atë të testime masive për çdo mësues në çdo shkollë të Shqipërisë.

 “Kjo është mënyra e vetme për të krijuar hartën e përhapjes së Virusit të Covid 19 dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit. Së dyti të krijohen kusht higjieno – sanitare në çdo shkollë, të ketë ujë të rrjedhshëm, të ketë sapun, të ketë dezinfektantë, të bëhet dezinfektimi i përshtatshëm i ambienteve midis orëve të mësimit.  Të sigurohen maska falas dhe dezinfektant për mësues dhe nxënës” shprehet Albana Vokshi.

PD i bën thirrje qeverisë  të reagojë sot sepse kostoja sociale dhe kostoja humane mund të jetë shumë e madhe nesër dhe mund të jetë e pariparueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME