Categories Politike

PD: Kajmaku vodhi me fidanë 2.6 mln euro nga paratë publike /Ja tenderat abuzivë (Dokumentet)

Pas publikimit të dokumentave nga ana e Partisë Demokratike që Agim Kajmaku kandidati për kryetar i Bashkisë Vorë është Jorgo Toto, person me precedentë penalë në Greqi, Albana Vokshi ka publikuar tenderat abuzive të tij.

Sipas saj , kryeministri dhe Kajmaku bashkëpunojnë për të vjedhur popullin, ku Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos rreth 440 mijë euro dhe Vangjush Dako rreth 580 mijë euro. Vokshi thekson se Kajmaku ka një biznes me të cilin pastron paratë dhe bashkëpunon me shtetin. “Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë i vetëm në garë.”  Sipas saj, në 2 muaj para votimeve, Edi Rama e ka paguar Kajmakun me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit, ku  2.6 milionë euro që ka marrë nga fondet publike.

Në tenderat që Vokshi ka publikuar është arredimi i Zyrave të Drejtorisë Rajonale Tiranë dhe Mirembajtja e Gjelbërimit të Zyrave të OSHEE, ku ai është i vetëm në garë. Vokshi gjithashtu thotë se Kajmaku është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në banesën e kryeministrit, të cilin e krahason me Luigjin e XIV. “Në këtë rrugë, mund të shohësh vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro e jo më 400 mijë euro gjelbërim. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera. “, thekson Vokshi.

Dokumentat e publikuar nga PD

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME