Categories Lajme

PD nxjerr shifrat: Sa para ka shpërdoruar Rama për zyrat e tij, servisin e makinave, mobilje dhe qera…

Partia Demokratike përmes Dorian Telitit, ka bërë një përmbledhje të shpenzimeve, që sipas saj Edi Rama ka bërë për luks dhe për zyra gjatë këtyre 7 viteve që ka në pushtet. PD shprehet se në qeverisjen e tij, nuk ka pasur asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen.

Postimi i Telitit: Edi Rama u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij!  Në 7 vite, Edi Rama ka shpenzuar:  85,5 milion euro për blerje/qira operacionale/servis makinash; 25 milion euro për mobilim zyrash;  109 milion euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare;  4.5 milion euro për godinën e OSHEE-së;  3.2 milion euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë; 1.25 milion euro për rikonstruksionin e zyrave të Albcontrol-it.

Asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët nuk kanë sjellë këto shpenzime marramendëse, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen! Radhët përpara zyrave të shtetit vazhdojnë të zgjaten!  Ryshfeti për të marrë shërbim vazhdon të shtrenjtohet!  Rama dhe enturazhi i tij vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks! Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje!  E quajnë thjesht vjèdhje!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME