Categories Lajme

Rama përfundon mbledhjen me drejtuesit politik, lëshon paralajmërimin për Metën

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar mbledhjen me drejtuesit politikë të PS-së në selinë rozë, në fundin e të cilës ka paralajmëruar Ilir Metën që të kalojë sa më parë ndryshimet në Kodin Penal, pasi nuk ka kohë për implemetimin e tyre, për zgjedhjet e 25 Qershorit. Ndërkohë që kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm dhe për opsionin e dytë, në rast se presidenti e kthen dekretin në Kuvend, ku tha se deputetët sërish do të votojnë pro ndryshimeve. “5 qershori është respektuar dhe 30 qershori është respektuar. Presidenti bën mirë ta firmos se koha për t’u implementuar është e shkurtër, në rast se e kthen në Kuvend do e votojmë sërish”, u shpreh Rama para gazetarëve.

I pyetur nga gazetarët lidhur me planin me 5 pika të Lulzim Bashës, Rama zgjodhi që të refuzonte të jepte një përgjigje për këtë, duke thënë se nuk ishte në dijeni të asnjë plani të tillë. Mëngjesin e sotëm presidenti Meta i kujtoi Ramës 5 Qershorin, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë përballë, jo vetëm një president të ”shkalluar”, por 3 milionë të tillë, në rast se marrëveshja vijon që të shkelet. “Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen. Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”. Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh”, shkruante Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME