Categories Politike

PD thyen bojkotin/ Nesër në tryezën gjithëpërfshirëse të OSBE për Reformën Zgjedhore…vetëm me ekspertë!

Partia Demokratike vendos të thyejë ‘bojkotin’ dhe të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore. Teksa lideri demokrat Lulzim Basha kishte refuzuar më herët ftesën për në tryezën gjithëpërfshirëse, në një takim këtë të martë me aleatët e opozitës së bashkuar, përfshirë kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, dolën me vendimin për të marrë pjesë në tryezën për zgjedhoren, por vetëm në nivel teknik. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli thotë se opozita do të përfaqësohet në këtë tryezë në nivel ekespertësh. Ky vendim vjen pas ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përmes të dërguarit të posacëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer i kërkuan opozitës shqiptare, jo parlamentare që të ulet në dialog me qeverinë për të miratuar reformën e re zgjedhore. Zyrtari i lartë amerikan u shpreh menjëherë pas refuzimit të ftesës së OSBE që i bëri Basha, se SHBA nuk zgjedh fitues dhe humbës në lojën politike, prandaj kërkon dialog që zgjedhjet e reja të zhvillohen mbi bazën e reformës së re zgjedhore.

Ndërkohë menëherë pas këtij vendimi që opozita e bashkuar morinë një mbledhjë me dyer të mbyllura në selinë blu, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha mbërriti ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Ambasadori i OSBE-se ne seline e PD-se

Ky takim i Bashës me Borchardt vjen një ditë para konferencës së thirrur nga OSBE (25 shtator), në kuadër të Reformës Zgjedhore. Të gjithë partitë politike kanë marrë ftesë  nga OSBE-ja për të marrë pjesë në tryezën gjithëpërfshirëse, e cila organizohet nga vetë OSBE. Përveç aktorëve politik, OSBE ka ftuar edhe KQZ, megjithëse ky institucion është atakuar nga PD. Po ashtu në këtë tryezë është edhe Komisioni i Venecias.

Refuzimi i parë që opozita i bëri ftesës së OSBE-së për tryezën zgjedhore, u bë me argumentin se më parë duhet që të zgjidhet fillimisht kriza politike, dhe më pas të diskutohet për këtë Reformë.  Ato vunë si kusht, largimin nga posti i bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, të Damian Gjiknurit. Ky i fundit u tregua i gatshëm që të rishohë pozicionin e tij, por sërish nuk parti dakordësi nga opozita jashtë parlamentare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME