Categories Lajme

PD Vlorë mbështet protestën e kamionistëve: A po vuan Vlora?

Partia Demokratike e Vlorës ka dalë në mbështetje të protestës së kamionistëve të këtij qyteti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, PD Vlorë bën me dije se Vlora është zonë e gjelbërt dhe është absurde që të dërgohen në postin e Durrësit, kur ky qytet ka ende raste të reja me Covid-19.

Reagimi i PD-së:

Partia Demokratike Vlorë mbështet protestën dhe kërkesat e drejta të Kamionistëve Vlonjatë. Hapja e Portit të Vlorës dhe funksionimi normal i Tragetëve është jetike për Vlorën. Është absurd, i qëllimshëm dhe dashakeq justifikimi i Qeverisë se Porti i Vlorës nuk ka kushte dhe siguri për t’u mbrojtur nga virusi! Gjithçka ndodh kur Vlora është shpallur nga vetë qeveria “zonë e gjelbër”. Prej më shumë se 40 ditë nuk raportohet asnjë i infektuar. Ndërsa në Durrës vazhdojnë ende rastet me infektim nga virusi!

Përse duhet të qëndrojë i mbyllur Porti i Vlorës? Përse duhet të punojë vetëm Porti i Durrësit? Për interesat e kujt ndodh ky diskriminim? A po vuan Vlora interesat e monopoleve të miqve të Ramës? Përse nuk reagon asnjë nga institucionet e Vlorës? Vlora nuk mund të kuptohet pa portin, pa detin. Ekonomia e Vlorës nuk mund të kuptohet pa rrugët e tregtisë!

Partia Demokratike Vlorë denoncon politikën kriminale që po ndiqet me Vlorën. Investimet që trumbetohen me të madhe nuk mund të fshehin faktin që Vlonjatet janë pa punë, janë të anashkaluar, janë të përjashtuar nga mundësitë ekonomike, janë pa shpresë! Partia Demokratike Vlorë do të jetë në mbështetje të çdo Reagimi e Proteste Qytetare, jo për të bërë politikë, por për t’i shërbyer Vlorës dhe Vlonjatëve! Partia Demokratike Vlorë nuk do të rreshtë të jetë zëri i çdo të shtypuri e të nëpërkëmburi nga Sekti që mban peng Vendin, Shoqërinë dhe vetë PS-në! Vlora nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë Çifligu i jeniçerëve të Rilindjes Puniste. Nuk ishit dhe nuk do të jeni të përjetshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME