Categories Lajme

PDIU: Testim i detyrueshëm për personelin mjekësor

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka reaguar për situatën e Covid-19 në vend. Sipas saj hapja pa protokolle, pa maska dhe distancim social është përgjegjësi e drejtimi politik. PDIU kërkon që të fillojë zbatimi i protokollit të masave mbrojtëse ndërsa thekson se duhet urgjentisht testimi i detyrueshëm periodik i të gjithë personelit shëndetësor.

Reagimi i plotë Covid-19, hapja pa protokolle, pa maska e distancim social, përgjegjësi e drejtimit politik dhe rumpallhanë të Ramavirus. Urgjentisht të fillojë protokolli i masave mbrojtëse dhe distancimi, si dhe testimi i detyrueshëm e periodik, i gjithë personelit shëndetsor në vend. Sot është dita me bilancin më të rënduar të përhapjes së Covid-it në vend. Çdo ditë që kalon është një alarm i rrezikut të shtuar dhe një akuzë ndaj papërgjegjshmërisë totale dhe përdorimit e drejtimit politik që ju bë kësaj epidemie. Është faji i qeverisë që gjoja do hapeshim me protokollle të veçanta e që ishte bërë gati për çdo gjë, protokolle që s’po shihen gjëkundi, madje nuk ka asnjë masë sensibilizimi për mbajtjen e maskave e distancim social.

Ramavirusi i mbylli shqiptarët për më shumë se dy muaj në shtëpi dhe la hapur call center dhe fasoneritë për të mos i paguar, e nuk mori asnjë masë për të mbrojtur mjekët dhe personelin shëndetësor. Bëri absolutisht të kundërtën e asaj që i kërkoi opozita. Kur ne bërtisnim për teste ai i vinte kyçin bizneseve të vogla dhe zyrave ku mundësia e infektimit ishte zero, kur ne flisnim për masat që duheshin marrë ai jepte PPP dhe nuk blinte as maska për mjekët, kur kërkonim paisjet urgjente mjeksore ai i jepte tendera kompanive të antenave televizive që të sillnin respiratorë që ende sot nuk kanë mbërritur.

Një epidemi e menaxhuar kaq keq sa mjaftoi hapja, që shifrat të dhjetëfishohen. Asnjë sensibilizim për masat që duheshin mbajtur më gjatë, maskat, sterilizuesit, e mbi të gjitha personeli mjeksor vazhdon të trajtohet si kavje. Është lënë pa teste e pa mbrojtje duke kthyer QSUT-në, në bombën epidemiologjike më të madhe në vend.
Sot sheh qendra tregtare e turma njerëzish në kafene që nuk kanë asnjë masë mbrojtëse, e protesta e tyre ndaj frustrimit të mbylljes pa asnjë logjikë shkencore rrezikon të na kthejë në pikun e rrezikut. PDIU kërkon që urgjentisht të fillojë protokolli i masave mbrojtëse dhe distancimit dhe testimi i detyrueshëm e periodik i gjithë personelit shëndetësor në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME