Categories Lajme

PD,Rritja e pagës, si tentativë për blerje vote

Njoftimi mbi rritjen 15% të pagës së mësuesve përveçse veprim i qartë propagandistik, në traditën e rilindjes, shënon një nga tiparet më të natyrshme të kësaj të fundit: korruptimin moral si shitblerje e dinjitetit! Veprimi në vetvete, sidoqoftë i përligjur, mbetet një akt paturpësie: 3 muaj përpara zgjedhjeve ai nuk është tjetër veç një tentativë e rradhës për blerje, hile, përbuzje e poshtërim për mësuesit.

Në 8 vjet – nuk pati asnjë rritje page për mësuesit, të paktën në masën 2%, për indeksimin e inflacionit. Nuk u krye asnjë shpërblim në fund të vitit, për 8 vjet, asnjë pagë shtesë, asnjë bonus financiar. Tri muaj para zgjedhjeve baba dovleti e bën zemrën hambar efhe për mësuesit! Pra, për të shkuar në 25 prill, vlera e votës së një mësuesi është 15-16 mijë lekë gjithsej, tri muaj lëmoshë, të kthyera nga mbi 5 milionë lekë, që rilindja u detyrohet mësuesve, për indeksimin e pagave, pagën e 13, apo ndërhyrjet mbështetëse financiare gjatë pandemisë.

Film i vjetër ky, me aktorë të dobët, i “dorës së ngrohtë” të partisë, që ka zëvendësuar Zotin në qiell, mbi shpatullat e atyre që u duhet të lëvdojnë Partinë, e jo punën që bëjnë për pagën që marrin. Ku vendim hipokrit, vërteton mënyrën se si i qeveris rilindja qytetarët shqiptarë përmes shantazhit, është shenjë e sundimit, ndryshe e kërcënimit – “ju kemi në grusht, e ardhmja juaj, e fëmijëve tuaj, dinjiteti juaj profesional e njerëzor, është në dorën tonë”. Kjo nuk është rritje rrogash – kjo është skërrmitje dhëmbësh në prag të zgjedhjeve!

Mësuesit janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, jo shegertë të rilindjes! Te bindur se flasim në emër të një shumice, pa dallim ideologjik, se po u japim zë edhe qytetarëve me bindje të majtë, të fyer e të nëpërkëmbur nga rilindja, është e qartë se 25 prilli po bëhet përditë, një sprovë lirie, një mundësi dinjiteti që nuk duhet humbur!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME