Categories Lajme

PE kërkon hetim të plotë për ngjajren në Bularat

Parlamenti Europian ka kërkuar sot hetimin e plotë për vrasjen e ekstremistit grek Konstadinos Kacifas në Bularat, i cili u qëllua pasi sulmoi me armë forcat e policisë shqiptare. Amendamenti që flet për rrethanat që çuan në vrasjen e minoritarit u paraqit nga Androulakis e Fleckenstein.

Me anë të këtij amendamenti, PE kërkon hetim të plotë për vrasjen e Kacifas. Ai u vra më 29 tetor nga forcat e policisë shqiptare pasi për disa orë rresht kishte qëlluar në ajër dhe madje dhe ndaj policisë duke tentuar t’i vriste ata.

Mediat greke raportuan pas vrasjes se 35-vjeçari i lindur në Bularat dhe banues në Athinë rezultonte person me precedentë penalë në Greqi. Mësohet se ai është arrestuar në vitin 2009 nga policia greke në Halandri, në periferi të Athinës pasi është kapur me rreth 1 kilogram hashash.

Prokuroria në Athinë e ka akuzuar 35-vjeçarin në vitin 2009 për akuzën e trafikut të drogës si dhe si pjesëtar të një organizate kriminale. Por me gjithë këtë, në ditën e ceremonisë së varrimit, qindra shtetas grekë dhe ekstremistë mbërritën në Bularat duke ‘vajtuar’ shqiptarin me kombësi greke me thirrje e parulla nacionaliste dhe duke nxitur urrejtje.

Për këtë arsye, Shqipëria shpalli ‘non grata’ 52 shtetas grekë, mes tyre dhe eurodeputeten qipriote Eleni Theocarus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME