Categories Lajme

Pedagogu shqiptar fiton familjarisht betejën me Covidin: Ja këshillat që kemi për ju

Pedagogu shqiptar, Andrea Nathanaili ka fituar betejën me koronavirusin, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën. Në një postim në rrjete sociale, bën me dije se kaluan 4 javë në karantinë, nga të cilat dy ishin shumë të vështira dhe me agresivitet të ndryshëm tek secili. “Covid-19 kaloi edhe tek ne! Nuk dimë të themi ku e morëm, sado që kemi qenë të kujdesshëm në masa dhe lëvizje! Por të tre, unë bashkë me Valbonën dhe Junën, kemi ditë që luftojmë me Covid -19. Katër javë në karantinë, nga të cilët… dy kanë qenë më të vështirët. Të tre na zuri në kohë e me virulencë të ndryshme – Valbona me variantin më agresiv dhe të rëndë, Juna pothuaj si një grip i lehtë stinor! Për fat, tani jemi mirë. Pas tamponit të dytë rezultojmë “Negativ”!”, shkruan Andrea Nathanaili në Facebook.

Pedagogu në Universitetin e Tiranës nuk harron të japë këshilla për njerëzit që mund të infektohen duke shpjeguar edhe vonesën e përgjigjes së tamponit: “Këshillat tona: Sigurisht që çdo gjë fillon e mbaron me kujdesin maksimal dhe përdorimin e duhur të maskës! Në shenjat më të para, konsultohuni me mjekun …(na vjen keq që përgjigjet për tamponin vonojnë aq shumë). Antibiotikët, holluesit e gjakut dhe vitaminat ishin baza e mjekimit. Miqtë dhe të afërmit ishin aq pranë, sa u jemi në borxh dhe mirënjohje për jetë!
Nuk do ia kishim dalë pa mbështetjen e tyre! Faleminderit! Me shpresën se kemi fituar imunitetin e duhur, kujdes…!!” (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME