Categories Lajme

Pediatri: Fëmijët me sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në shkolla e çerdhe

Ismail Lutolli ka dhënë mendimin e tij profesional sa i përket çështjes së hapjes së shkollave në Kosovë. Lutolli është shprehur se shkollat duhet të hapen duke respektuar kështu rregullat dhe rekomandimet. Ndër të tjera ai ka sugjeruar që fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike nuk duhet të kthehen në çerdhe e shkolla. Sipas tij kjo kategori rrezikohen më shumë nga infeksioni Covid 19. “Ndoshta do të ishte mirë që fëmijët që kanë sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në çerdhe dhe shkolla, apo të kthehet në shkollë por nën kujdes shumë rigoroz.

Kur i she gjithë ata njerëz kafeneve në Prishtinë, është jo e drejtë ti ndalosh shkollat dhe çerdhet. Fëmijët mund të infektohen, e të jenë bartës, por e kalojnë më së lehti”, shpjegoi mjeku në një intervistë për RTK. Ndër të tjera Lutolli është shprehur se nuk është ide e mirë nisja e mësimit online në Kosovë.

“Shkollat duhet të hapen, duke i respektuar rregullat dhe rekomandimet. Nuk mund të bllokohet as procesi mësimor e as shteti. Mësimi online është mënyra më e lehtë, por e vështirë për prindërit dhe nxënësit”, thotë Pediatri.. Kujtojmë se nisja e vitit të ri shkollor në Kosovë, por dhe në Shqipëri është përcaktuar të nisë në datën 14 Shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME