Categories Sport

Pedro ëndërron kthimin në Barcelonë, thotë se “është e mundshme”

Pedro ëndërron ta veshë edhe njëherë fanellën e Barcelonës. Nga viti 2007 deri më 2016, Pedro e ka bërë 321 paraqitje për katalunasit, ka shënuar 99 gola, ka dhuruar shumë asistime derisa ka fituar trofe të shumtë… Pedro Rodriguez është në vitin e fundit të kontratës me Chelsean. 32-vjeçari nuk po gjen hapësira në formacionin e Frank Lampard dhe largimi nga “Stamford Bridge” është opsioni më i mirë për 32-vjeçarin. Madje, Goal raporton se Pedro mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit dhe të mos e presë skadimin e kontratës në qershor të vitit 2020.

Sido që të jetë, ai i ka dërguar sinjale Barçës se do të dëshironte edhe njëherë ta veshi fanellën e klubit me të cilin për shumë vite shkroi histori. Të gjithë e dinë atë se çfarë ndjej për atë klub, kështu që kthimi atje është i mundshëm. Gjithmonë e kam thënë këtë”, u shpreh Pedro. “Është klub për të cilin kam dashuri të veçantë. Kam pasur eksperienca të shumta atje për shumë vite, ndihem i dashur për tifozët”, shtoi ai.

“Gjithmonë është një opsion (kthimi) dhe shpresoj që mund të ndodhë. Nuk e di nëse është në duar të presidentit, trajnerit apo kujtdo qoftë. Mendoj për ta rikthimi im është i vështirë, por qartë është mundësi”. Pedro e ka veshur fanellën e Barcelonës në 321 ndeshje, ka shënuar 99 gola, ka dhuruar shumë asistime derisa ka fituar trofe të shumtë nga viti 2007 deri në vitin 2016.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME