Categories Lajme

Peleshi, vizitë zyrtare në Romë: Shqiptarët në rajon, mision kyç për ruajtjen e orientimit euro-atlantik

Shqipëria ka mision kyç, jo vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, por edhe orientimit strategjik euro-atlantik në rajon. Kjo u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, ku u takua me homologun e tij, Lorenzo Guerini.

Në qendër të diskutimit të dy ministrave të mbrojtjes ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë fushë, i cili ndër vite rezulton shumë intensiv. Nga ana e tij, ministri Peleshi e falënderoi përzemërsisht homologun Guerini për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë për Shqipërinë, në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, ministri Peleshi theksoi se, “një përshkallëzim negativ i situatës rrezikon efektin domino për të gjithë rajonin. Në këtë drejtim, Shqipëria dhe shqiptarët në rajon kanë një mision kyç, jo vetëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit, por edhe për të ruajtur orientimin strategjik euroatlantik të rajonit. Shqipëria është e përkushtuar të promovojë “Politikën e Dyerve të Hapura”, për të gjitha vendet e rajonit”.

Peleshi falënderoi ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guerini për mbështetjen që Italia i jep Kosovës si edhe për kontributin e Forcave të Armatosura Italiane në KFOR.

“Kosova mbetet interes kombëtar për Shqipërinë, e cila tashmë me statusin e vendit anëtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023 do të lobojë fuqishëm në rritjen e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e saj!”, u shpreh ai.

Sa i përket bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, të dy ministrat theksuan interesin e përbashkët për një vëmendje të madhe ndaj rreziqeve dhe sfidave që burojnë nga Drejtimi Strategjik Jugor i Aleancës. Me rëndësi u vlerësua rakordimi i qasjes mbi “Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s”, i cili pritet të miratohet në Samitin e Madridit, në qershor.

Ministrat e Mbrojtjes të Italisë dhe Shqipërisë ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit dypalësh rreth sfidave të mbrojtjes kibernetike, apo edhe në fushën e arsimit apo trajnimit, për të cilat ministri Peleshi tha se hapin mjaft dritare mundësish për personelin shqiptar. Dy ministrat ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë marrëveshjen aktuale në fushën e mjekësisë ushtarake. Teksa e falënderoi për mikpritjen, ministri Peleshi e ftoi homologun e tij për një vizitë në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME