Categories Lajme

Pellgjet e mbushura me ujë te ‘Parku Rinia’, drejtori i Urbanistikës u kthen përgjigje akuzuesve me shembuj botëror

Parku Rinia dhe nje park tjeter ne bote, te dy te mbushur me uje sipas projektit te parashikuar
Reshjet e shiut që ranë ditën e djeshme në Tiranë krijuan një pamje jo të zakonshme te “Parku Rinia”, i përuruar në datën 1 Qershor. Në park ishin krijuar pellgje me ujë, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cilët mbetën të pakënaqur nga këto pamje, ku nuk munguan edhe akuzat ndaj institucioneve.

Por brenda pak kohësh punonjësit e mirëmbajtjes e rikthyen menjëherë në normalitet situatën, duke bërë që “Parku Rinia” të jetë sërish gati për të pritur fëmijët. Mbi akuzat për krijimin e pellgjeve me ujë ka reaguar edhe drejtori i Urbanistikës Joni Baboci, i cili shprehet se projekti është vetë i tillë që lejon që disa zona të parkut të mbajnë ujë për disa orë, në mënyrë që të ulet rrjedhja e kanalizimeve të pikut, ashtu si çatitë e gjelbërta.

Ai e ka shoqëruar reagimin e tij edhe me shembuj të parqeve të tjerë botërorë, të cilët krijojnë pellgje me ujë në raste kur ka shumë reshje, në mënyrë që të arrihet zbutja e ujërave të stuhisë urbane.

“Ky është një koncept për kryqëzatën urbane: zbutja e ujërave të stuhisë urbane. Dia zona mbajnë ujë për disa orë, duke ulur rrjedhjen e kanalizimeve të pikut, ashtu si çatitë e gjelbërta. Për planifikuesit e ardhëshëm dhe qëturmat postmoderne: bëni një pushim nga rrjetet sociale dhe shkoni dizajnoni diçka të këndshme”, shkruan drejtori i Urbanistikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME