Categories Lifestyle

Zbuloni vlerat e patëllxhanit për aneminë, zemrën dhe trurin

Patëllxhani është një nga perimet më të dashura për shqipëtarët. E bëjmë turshi, e gatuajmë në tavë apo e bëjmë turli. Madje sipas të dhënave patëllxhani nuk është një perime. Patëllxhani është një frut botanik që gatuhet si një perime. Ai i përket familjes Solanacaea që ka lidhje me domatet, specat dhe patatet.

Patëllxhanët rriten njësoj si domatet. Ekzistojnë plot 300 varietete të patëllxhanit që ndryshojnë nga forma, përmasa dhe ngjyra si jeshile, të bardha, vjollcë dhe portokalli. Patëllxhanet në përmasa të vogla kanë një lëkurë mjaft të hollë dhe shije më të ëmbël se patëllxhanët e mëdhenj. Në Shqipëri, patëllxhani kultivohet prej shekujsh dhe është pjesë e pandarë e gatimeve vendase. Përdorimi i tij mbetet pjesë e traditës orientale të gatimit me shembullin më të mirë atë të tavës ‘imam bajalldi’ por edhe format e reja të gatimit si pjesë e turlive me zarzavate të ziera janë tradicionale për shqiptarët. Pa harruar që glikoja me patëllxhanë të vegjël mbushur me bajame është një specialitetet më vete.

Patëllxhanët kanë nivele të ulëta të yndyrës, kolesterolit dhe kripës. Patëllxhanët janë një zëvëndësues ideal i mishit në dietat vegjetariane. Ato kanë aftësinë të forcojnë kockat, parandalojnë osteoporozën, reduktojnë simptomat e anemisë, fuqizojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojnë me rënien në peshë, mbajnë diabetin nën kontroll, ulin stresin, mbrojnë foshnjet nga defektet e lindjes, madje edhe parandalojnë tumoret. Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan.

Vlerat shëndetësore të patëllxhanit
Tretja. Patëllxhani është një burim i jashtëzakonshëm i fibrës, një element i nevojshëm për mbajtjen e një diete të balancuar. Fibra është thelbësore për shëndetin gastrointestinal, për lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe të muskujve përgjegjës për përcjelljen e ushqimit në trup.

Nxit Rënien në peshë. Duke qenë se patëllxhani nuk ka as yndyrë as kolesterol, është një ushqim shumë i shëndetshëm për njerëz që përpiqen të bien në peshë ose të luftojnë obezitetin. Fibra parandalon çlirimin e ghrelinës, një hormon që i jep sinjal trurit kur na ka marrë sërish uria. Kur ndihemi të ngopur, nuk kemi dëshirë për të ngrënë sërish, ndaj përpjekjet për të rënë në peshë janë të suksesshme.

Rrit imunitetin. Patëllxhani është një burim i pasur antioksidantësh të cilët shërbejnë si mburojë ndaj një sërë sëmundjesh. Patëllxhani ka vitaminë C, një element thelbësor në sistemin imunitar sepse stimulon prodhimin dhe aktivitein e qelizave të bardha. Përmirëson shëndetin e kockave. Patëllxhani është shumë i mirë për ata që janë të rrezikuar nga degradimi i kockave dhe osteoporoza. Patëllxhani ka hekur dhe kalcium që janë të rëndësishme për kockat.

Ndihmon kundër Anemisë. Patëllxhanët janë të pasur me hekur, por edhe me bakër, që si hekuri është thelbësor për qelizat e kuqe. Rregullon funksionet e trurit. Patëllxhani është i pasur me element që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nervor. Ato mbrojnë trurin nga radikalet e lira dhe mbrojnë organizmin nga toksinat dhe sëmundjet duke rritur qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru.

Rrit shëndetin kardiovaskular. Zemra është një tjetër përfituese e vlerave të patëllxhanit që siç e thamë më lart është i pasur me fibër. Patëllxhani ul nivelet e kolesterolit të keq në trup dhe stimulon nivelet e kolesterolit të mirë. Menaxhon diabetin. Patëllxhani është i dobishëm si rregullator i aktivitetit të glukozës dhe insulinës në trup./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME