Categories Lajme

Pengmarrja e të riut për borxhin në Vlorë, Policia ndan detajet e operacionit

Policia e Vlorës ka ndarë detaje nga operacioni i ditës së sotme për pengmarrjen e një të riu pas konflikteve për borxhet dhe më pas dhunimin e tij me qëllim përfitimin e 6 mijë eurove. Në pranga ka rënë një person i dyshuar, kurse 2 bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim.

Denoncimi është depozituar mbrëmë nga vetë i dëmtuari 20-vjeçar që ka rrëfyer edhe dinamikën se si e futën në makinën e dy vëllezërve dhe më pas e dërguan në një vend ku e dhunuan dhe kërcënuan.

“Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasit R. L., 30 vjeç dhe L. K.(L.), 34 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Risili, Vlorë”, njofton policia.

NJOFTIMI

Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Vlorë, menjëherë pas marrjes së informacionit për një shtetas që e kishin marrë me forcë në automjet, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasit R. L., 30 vjeç dhe L. K.(L.), 34 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Risili, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë në automjetin në përdorim të dy vëllezërve, një 20-vjeçar, dhe më pas e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e shumës monetare 6000 euro.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim”.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME