Categories Lajme

Ndërtimet abuzive, arrestohet drejtori i IMT-së në Himarë

Strukturat e Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga kryeinspektorin e IMT-së në Himarë, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer pas hetimeve të zhvilluara nga organet ligjzbatuese, ndërsa dyshohet se zyrtari ka lejuar ose nuk ka parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

Mësohet se arrestimi i kryeinspektorit Dorian Hoxha është kryer rreth orës 03:00 në zonën e Palasës, ku ai ndodhej në momentin e ndërhyrjes së policisë. Fillimisht, kryeinspektori është shoqëruar në Komisariatin e Himarës dhe më pas është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë.

Nga Policia e Vlorës bëhet me dije se hetimet ndaj kryeinspektorit të IMT-së Himarë vijojnë ende, ndërsa po verifikohet nëse janë lejuar apo nuk janë parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin në territorin e Bashkisë Himarë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME