Categories Lajme

Rama: Mikpritja në Tokio, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën zyrtare në Japoni, ku u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga kjo vizitë, ndërsa shprehu mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokio, të cilën e cilësoi “shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës”.

Vizita e kryeministrit Rama në Tokio u zhvillua në kuadër të forcimit të partneritetit Shqipëri–Japoni dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë ekonominë, kulturën dhe diplomacinë.

Kryeministri Rama u prit me Gardë Nderi nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, me të cilën zhvilloi një takim bilateral të fokusuar në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Gjatë vizitës, Kryeministri Rama mori pjesë edhe në aktivitete institucionale dhe ekonomike, si dhe vizitoi Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku iu adresua me një fjalë panelit të diskutimit me temë “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”. Në fjalën e tij, Rama trajtoi procesin e integrimit europian dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME