Categories Lajme

Pensionet/ Njohja e viteve të punës para ’94, eksperti shpjegon ndryshimet ligjore: Duhet rregullim për moshën e të punësuarve në kooperativa

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” i ftuar ishte Kujtim Hoxha ekspert pensionesh i cili foli mes të tjerash në lidhje me ndryshimet ligjore për njohjen e viteve të punës para vitit 1994.

Hoxha tha se ligji është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ndërsa pritet të kalojë edhe në Kuvend, bashkë me ndryshimet e propozuara. Një problematikë tha eksperti është ajo për përcaktimin e moshës së të punësuarve në ish-kooperativa mbi 18 vjeç, ndërsa Kodi i Punës së kohës njihte të punësuar nga mosha 14-vjeç.

“Javën e shkuar kaloi në komision projektligji për njohjen e viteve të punës para 1994 për ato raste kur ish-kooperativat bujqësore nuk kanë pasqyruar regjistrat e punës në regjistra dhe dokumente të tjera. Pas komisioneve, do kalojë në Kuvend për t’u votuar. Shkurton kohën e njerëzve që dergjeshin në dyert e gjykatave, kjo është një anë pozitive, redukton kostot e individit për të realizuar një shërbim në anë të tij. Pastaj për mënyrën se si është ndërtuar ligji dhe për kohën që vepron ligji për të njohur vitet e punës, pra mbi 18 vjeç, kjo duhet të pësojë ndryshime kur të shkojë në Kuvend, edhe pse e ka kaluar një fazë tashmë.

Duhet të rregullohet diçka sepse vetë periudha që parashikohet për njohjen e vjetërsisë në punë vetëm në rrugë administrative nuk e zgjidh plotësisht këtë problem sepse parashikohet që vjetërsia e punës të njihet nga 18 vjet e lart, ndërsa në Kodin e Punës kohës njihte dhe vlerësonte se mund të punonin në ndërmarrjen shtetërore qytetarë që kishin mbushur moshën 15 vjeç, ndërsa në kooperativa bujqësore sipas nenin 48 të Kodit Civil parashikonte që mund të bëhej anëtar i kooperativës bujqësore kur kishte mbushur moshën 14 vjeç”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME