Categories Lajme

Sherri banal/ Në kërkim dy autorët e plagosjes në Orikum, detaje

Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 Janar) në Orikum. Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello, autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.

Sildi Velaj ndodhej në një bar në një karburant në Orikum dhe është konfliktuar me një tjetër person, të identifikuar si Qerim Bello. Në sherr e sipër Bello ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 10 herë në drejtim të 29-vjeçarit.

4 plumba e kishin prekur Sildi Velajn, i cili u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar. I plagosuri në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shok. Sherri mes tyre mendohet të ketë nisur disa ditë më parë për motive banale.

Të rinjtë mësohet se kanë patur edhe disa ditë më parë konflikt, duke u zënë për motive të dobëta. Konflikti edhe asaj kohe ka agravuar në shkelma dhe grushte. Policia ka patur njoftim për konfliktin.

Kjo ka qenë një ngjarje e paralajmëruar pasi është marrë procedim penal edhe në stacionin policor Orikum, por nuk është marrë asnjë masë për shuarjen e konfliktit apo parandalimin e kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME